I kërkonte italianes marrëdhënie seksuale duke shantazhuar me foto intime, 25-vjeçari shqiptar bie në kurth, vendoset në pranga

I kërkonte italianes marrëdhënie seksuale duke shantazhuar me foto intime, 25-vjeçari shqiptar bie në kurth, vendoset në pranga

Foto ilustruese

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar më datë 23 janar nga karabinierët e Peruxhias, për shkak se ka detyruar një 30-vjeçare italiane të kryejë marrëdhënie seksuale me të përmes shantazhit.

Sipas mediave italiane, gruaja është detyruar nga 25-vjeçari të kryejë marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur, pas kërcënimeve se ai do t’i tregonte bashkëshortit disa fotografi intime të saj.

Njohja virtuale mes të dyve nisi më shtator 2018 në rrjetet sociale. 30-vjeçarja i ka dërguar shqiptarit fotografi të pjesëve intime pas komunikimeve të vazhdueshme me të, ku dalloheshin tatuazhe të cilat do të zbulonin menjëherë identitetin e saj tek bashkëshorti në rast se ky i fundit do t’i shihte.

Fillimisht shqiptari nisi ta shantazhonte gruan duke i kërkuar një takim me të në një pikë karburanti në Peruxhia. I riu i i thotë se do t’ia tregojë fotografitë të shoqit nëse ajo nuk kryen marrëdhënie intime me të dhe më tej i premton se do t’ia fshinte fotografitë në rast se 30-vjeçarja do t’i plotësonte kërkesën.

Ajo pranon dhe kryen marrëdhënie me të në makinën e tij, në një parkim. Megjithatë shqiptari nuk e mban premtimin, përkundrazi, përmes të njëjtës formë kërcënimi, ai i kërkon të kryejnë marrëdhënie sëbashku për të dytën herë.

Ai i shkruan sërish më 19 janar, por këtë herë ajo lajmëron karabinierët. Në momentin që italiania del në takim me shqiptarin dhe hipin sëbashku në takim, efektivët e policisë ndërhynë duke i vendosur prangat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin