Kërkonte sulmues, por Barcelona blen ish-mesfushorin kampion të Milanit

Kërkonte sulmues, por Barcelona blen ish-mesfushorin kampion të Milanit

Kevin-Prince Boateng me futbollistët e Milanit

Merkato gjithmonë ofron surpriza dhe ky sesion në janar nuk mund të zhgënjente. Protagoniste është bërë Barcelona e cila zyrtarisht dihej që po kërkonte një sulmues si zëvendësues të Luis Suarez.

Përkundër të gjithë parashikimeve, katalanasit kanë afruar një mesfushor sulmues për të cilin nuk ishte përfolur aspak. Bëhet fjalë për Kevin-Prince Boateng, futbollistin e Sassuolo-s që në sezonin 2010-2011 është shpallur kampion i “Seria A” me Milanin.

Lajmin e ka bërë të ditur Gianlucca Di Marzo”, gazetar i “SKY” dhe eksperti më i mirë i merkatos. Boateng, i cili të shtunën ishte në fushë kundër Interit, do të kalojë në “Cam Nou” në formë huazimi për 2 mln euro. Më pas në verë Barcelona do të paguajë edhe 8 mln të tjerë për ta blerë përfundimisht.

Mediat italiane më tej shkruajnë se Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur një akord mes tyre për shkëmbimin e lojtarëve në të ardhmen. Bashkëpunimi mes klubeve nënkupton huazimin e lojtarëve të rinj të Barcelonës te klubi emilian, siç është rasti i Marlon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura