TIRANE- Rreth 50 emigrantë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në mënyrë të paligjshme në Britani, mbërritën mbrëmjen e sotme në Areoportin e Rinasit.
Shqiptarët e deportuar u kthyen nga Britania në atdhe në kuadër të marrëveshjeve për hapësirën Shengen. Emigrantët e kthyer priten të merren në pyetje nga policia.
Ky është rasti i dytë i deportimeve masive nga perëndimi, pasi disa ditë më parë u kthyen në atdhe 48 emigrantë shqiptarë nga Franca, Spanja dhe Belgjika.
Sipas policisë emigrantët shqiptarë shkelin lejen 3-mujore dhe kërkojnë azil në mënyrë të padrejtë.
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com