Kërkuan dënimin e Skënderbeut
kërcënohen inspektorët e UEFA

Kërkuan dënimin e Skënderbeut<br />kërcënohen inspektorët e UEFA<br /><br>
Rëndohet edhe më shumë gjendja e Skënderbeut përballë UEFA-s. Tani veç trukimeve të ndeshjes, klubi korçar duhet të përballet edhe me akuzat se mund të jetë i përfshirë në kërcënimin e inspektorëve të UEFA-s.

Organizmi më i madh i futbollit Evropian, UEFA, ka bërë të ditur dje se inspektorët e saj, që kanë kërkuar dënimin e klubit të futbollit shqiptar, KF Skënderbeu me përjashtimin për 10 vjet nga veprimtaritë e saj në Kontinentin e Vjetër, janë kërcënuar me vdekje për shkak të kësaj çështjeje.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare online të UEFA-s. “Sot (dje), inspektorët e Disiplinës së UEFA-s që po punojnë për këtë rast kanë marrë kërcënime anonime me vdekje, të cilat dyshohet se janë bërë me qëllim për t’i frikësuar ata që mos ta çojnë më tej punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është informuar për to.

UEFA mbetet e angazhuar plotësisht në luftën kundër trukimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i UEFA-s që është duke punuar për këtë çështje thelbësore mund të mbështetet te përkrahja e plotë e organizatës”,
ka deklaruar UEFA.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vetë presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin. Kreu i institucionit drejtues të futbollit europian e ka dënuar ashpër këtë rast dhe u ka shprehur punonjësve të organizatës, mbështetjen e tij maksimale.

“Ne nuk do të lejojmë kurrë që stafi i UEFA-s që është duke punuar me këtë çështje, apo çështje të tjera, të jetë subjekt kërcënimesh apo frikësimesh nga ndonjë palë e tretë. Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, përfshi 100% të mbështetjes time personale”, ishte mesazhi që u dha dje nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.

Dy inspektorët e kërcënuar janë avokati spanjoll i çështjeve të furbollit Miguel Liétard Fernández-Palacios dhe eksperti trukimeve të basteve belgu Belg-Karl Dhont. Raporti hetimit të UEFA-s mban pikërisht firmat e këtyre dy ekspertëve. Këta të dy janë hartuesit kryesor të raportit, pasi për të zbardhur çështjen nga UEFA janë përdorur edhe disa ekspertë të tjerë për të analizuar raste specifike.

INSPEKTORET

Inspektori belg i kërcënuar, Karl Dhont

INSPEKTORET

Inspektori spanjoll i kërcënuar, Miguel Liétard Fernández-Palacios

Reagimi i klubit korçar
Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas denoncimit të UEFA-se inspektorët që hetuan dhe kërkuan dënimin me 10 vite përjashtim të ekipit shqiptar janë kërcënuar. Drejtuesit e klubit të Skënderbeut shprehen se nuk kanë lidhje me kërcënimet, ndërsa inkurajojnë organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit. Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit. Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.”, ka deklaruar FK Skënderbeu.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, klubi i futbollit Skënderbeu mohon të ketë shpërndarë raportin, ndërsa akuzon se raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri. “Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij. Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e klubit korçar.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës