Pas kaosit të sotëm në Kuvend, ku u përdor, miell, sende të forta dhe ujë, Byroja parlamentare do të mblidhet për të përjashtuar disa depautetë, mes të cilëve ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, por edhe atë të LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi dhe Endrit Braimllari.

Këta të fundit janë parë të mbajnë në Kuvend pankarta, ku Edi Rama krahasohej në anglisht me organin gjenital mashkullor.

Pak ditë më parë LSI kërkoi përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, sepse kishte përmendur vargjet e një poezie, që sipas LSI indirekt i referoheshin organit gjenital mashkullor.

Kërkesa u rrëzua nga Byroja parlamentare.

Rama kishte thënë: “Thirri thirri të të ngrihet, por ai i gjori nuk ngre kokë”, - duke aluduar se opozita nuk ishte në gjendje të ngrinte dot njerëzit në protesta.

Rama tha se vargjet e kësaj poezie i dinte Sali Berisha.

Por sot deputetët e LSI u treguan edhe më direktë, kur e përmendën qartazi vetë organin gjenital në anglisht, pra atë që e kishin si objekt në kërkesën e tyre për përjashtimin e Ramës.