'Thirri, thirri të të ngrihet'/Byroja rrëzon kërkesën e LSI për përjashtimin e Ramës

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit me pretendimin se ka përdorur fjalor fyes seancën e kaluar. Me gjashtë votat e përfaqësuesve të maxhorancës, Byroja vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI si të pabazuar. Vetëm dy vota kanë qenë pro përjashtimit të Ramës dhe ato janë të dy anëtarëve të opozitës. 

Përjashtimi u kërkua për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin.

"Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pasaj, jo po...shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata, kjo e ngritjes është Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur, s'të përgjigjet dot",

Fraza e përdorur nga Rama nga foltorja e Kuvendit, për të cilën LSI kërkoi përjashtimin e tij, kjo pasi sipas LSI, Rama ka krahasuar deputetët dhe shqiptarët me organin mashkullor.

Vasilika Hysi: Rama lexoi poezi
Deputetja e PS, njëherazi nënkrytare e Kuvendit, Vasilika Hysi u shpreh pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit se Rama ka cituar vargjet e një poezie gjatë seancës së Kuvendit. Ajo solli në vëmendje gjuhën e përdorur seancat e kaluara nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipas Hysit ka fyer vazhdimisht gratë e Kuvendit. 

Nuk është përdoruar fjalor fyes dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. Që nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohet kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë; ‘po ju lexoj një poezi’. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit 

Paloka: Skandal, hera e parë që një kryeministër...
Për deputetin e PD, Edi Paloka është skandaloze mospërjashtimi i Edi Ramës nga Kuvendi. Sipas tij, është hera e parë që një kryeministër krahason popullin e tij me organ gjenital.

"Si të gjitha rastet e mëparshme megjithëse ky ishte rasti më skandaloz që mund të bëjë një kryeministër që quan organ gjenital popullin e tij. Nuk ka ndodhur, me politikanin më ordiner nuk ka ndodhur. Maxhoranca përdori gjithë argumentet absurdë për të mbrojtur kryeministrin. Së pari, kryeministri nuk erdhi të paraqitej para byrosë. Vërtetë nuk e detyron rregullorja por e detyron morali. Duhet të ishte për të dhënë shpjegime.

Por ajo që ai ka thënë është shumë e qartë për këdo. Arritën deri aty sa zonja Hysi të kërkonte dhe dënimin e atyre që kanë bërë kërkesën sepse aty quhej kryeministri rrugaç. Morën vendimin si gjithnjë që kryeministri është i pafajshëm. Ne mbajtëm qëndrimet tona, që do i bëjmë publike edhe fjalën që kemi thënë aty.

Nuk mund të arrihet në nivel të tillë që një kryeministër të fyejë një popull të tërë duke e quajtur organ gjenital dhe këta të mos kenë guximin ta dënojnë që të mos vijë në parlament”.

Edi Paloka, deputet i PD

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vasilika hysi: 05/04/2018 23:38

    Eshte poezy qe ma ka shkruar mu.

    Përgjigju
  • Gaypride: 05/04/2018 14:41

    Muhabete pederastesh

    Përgjigju
    • ce: 05/04/2018 16:43

      amon mos ma nxirrni kete baxh.....

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme