Kerni: Surprizat e sezonit, një
koreografi nga Barak Marshall

Kerni: Surprizat e sezonit, një<br />koreografi nga Barak Marshall
Sezoni artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit vjen me dy ngjarje të rëndësishme, pohon drejtori i institucionit Ilir Kerni.

Kerni zbulon për Report TV dy nga surprizat: Baletin Monger” të koreografit izraelit Barak Marshall, që do të shfaqet në fund të majit, dhe koncertin e violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli Kerni thotë se, sezoni i ri artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë pritet të ketë një varg surprizash.

Ndërkohë mund t’iu them një event që do të jetë vërtetë një ngjarje për Tiranën, që do të jetë Shkëlzen Dolli dhe Ansambli Popullor që tashmë ka marrë një epokë të re dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe me Ansamblin, pasi është pasuri e jona kombëtare. Tjetër, mund të shtoj se në fund të sezonit, ne kemi menduar vetëm për rritjen e cilësisë së artistëve, por edhe krijimin e plejadës së krijuesve së krijuesve që është për herë të tretë projekti i korolabos dhe do të shikoni se po rriten artistë e krijues që do të jenë e ardhmja e krijimtarisë këtu në Shqipëri” tha Kerni.


Drejtori i Institucionit brenda të cilit përfshihet dhe Ansambli Popullor, pohon se në muajt në vazhdim nuk do të mungojnë premierat e rëndësishme.

Surpriza tjetër është më afër.

Një emër i njohur i fushës së koreografisë botërore do të sjellë një premierë të re baleti në muajin maj që titullohet “Monger”.

Ky është Barak Marshall, koreografi izraelit.

Koreografi izraelit është në teatër dhe puna ka filluar. Ne po bëjmë një punë gati një mujore dhe me datën 28 e 30 maj kemi shfaqjet ndërkohë që më 30 maj do të jetë shfaqja protokollare, pasi do të jetë në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit që bën festën e saj kombëtare” përfundoi ai. 

barak marshall

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar