Kërpaçi në ‘5 Pyetjet’: Aleanca me PD-në mbaroi në fushatën elektorale të 25 prillit! LSI nuk është konsumuar

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar. Ajo ritheksoi se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale 2019 ishin dy veprime që i kushtuan rëndë LSI-së.

“25 prilli ishte një moment reflektimi për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mund të themi që ai bashkëpunim mbaroi përpara zgjedhjeve të 25 prillit, sepse në fushatën elektorale nuk ishte në asnjë moment aleanca e opozitës së bashkuar të shkonte në takime të përbashkëta. Kishte një gjë që nuk shkonte, gjithë njerëzit thonin ca po ndodh. LSI si një parti e cila i qëndron marrëveshjeve, por edhe bashkëpunimit me partnerë dhe qytetarë, e mbajti fjalën në raport me PD dhe aleancën e opiztës së bashkuar për të vazhduar misionin që nisëm për të sjellë një Shqipëri ndryshe.

Kishim dy raporte, në raport me qeverisjen do thoja që ata përdorën çdo lloj instrumenti, blerjen e votës, përdorjen e institucioneve në shërbim të saj, përdorjen e bandave dhe krimeve. Nga ana tjetër në raport me PD, Partia Demokratike i bëri keq LSI në dy aspekte, e para sa i përket djegies së mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve 2019, ishte një plan gjerman që përdorej garanci e jashtëzakonshme, se ndërkombëtarët ishin dakord dhe se kjo ishte rruga më e mirë pavarësisht se do kishte një farë kostoje se ishte një vendimmarrje e vështirë, por që kjo vendimmarrje kishte marrë një green pass që mund të vazhdonim që ishte pikërisht plan gjerman, u shpreh Kërpaçi në Report Tv.

E pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse LSI-ja është një parti që e ka përfunduar ciklin e saj politik, Kërpaçi këmbënguli se LSI nuk është një parti e konsumuar, pasi atë e votëbesuan në zgjedhje 107 mijë qytetarë.

“Nuk mund të jetë një parti e konsumuar se është partia e të rinjve, ka vizion dhe e dyta këtu flasim për një përfaqësim të pabarabartë sepse LSI mori 107 mijë vota dhe iu përkthye në 4 mandate, ndërkohë që partia tjetër ka marrë 30 mijë vota dhe mori tre mandate Tom Doshi. Ka shumë faktorë që e sollën këtu ku jemi, por janë 107 mijë njerëz që besuan tek LSI përballuan çdo lloj agresioni, intimidimi sepse besuan tek votimi i LSI-së”, tha Kërpaçi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen