Modelja australiane Miranda Kerr nuk do të jetë më pjesë e markës së njohur të modës Victoria's Secret.

Sipas mediave të huaja ajo nuk do të jetë më ëngjëlli i Victoria's Secret pasi kontrata e saj tre vjeçare me vlerë 1 milionë dollarë nuk është rinovuar.

kerr

Një burim ka thënë për revistën javore “Us Weekly “ se arsyeja e këtij vendimi është “reputacioni i vështirë” dhe fakti se “ajo nuk është më nhjë shitëse e madhe për VS”, krahasuar me ëngjëjt e tjerë si Alessandra Ambrosio, Adriana Lima dhe Candice Swanepoel.

kerr

Modelja bukuroshe është e martuar me aktorin Orlando Bloom dhe kanë një djalë së bashku.

(b.t/shqiptarja.com)