Kerry: Besimplot në çlirimin sa më të shpejtë të Sinjarit nga ISIS-i

/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry është shprehur sot mjaft besimplot për çlirimin sa më të shpejtë nga forcat kurde irakiane të qytetit irakian të Sinjarit, nën kontrollin e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
"Në sajë të një ofensive të luftëtarëve kurdë të mbështetur nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar, kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi mëse të sigurtë përsa i përket faktit se Sinjari do të ketë mjaft gjasa të çlirohet në ditët në vijim", tha Kerry gjatë një konference shtypi në Tuniz.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh