Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov kanë rënë dakord mbi nevojën për të zgjidhur situatën në lindje të Ukrainës. Lajmi i bërë i ditur nga zyrtarë amerikanë vjen, ndërsa aktivistë pro-rusë vazhdojnë të mbajnë nën kontroll godinat qeveritare të Donetsk dhe Luhansk.
Ditën e djeshme qeveria ukrainase u dha afat deri ditën e premte për të filluar dialogun për të filluar dialogun për të zgjidhur krizën, në të kundërt do të përdorë forcën.
Ndërkohë BE, SHBA, Rusia dhe Ukraina do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar rreth krizës, megjithëse ende nuk është caktuar vendi dhe data e takimit. Ky do të jetë dhe takimi i parë mes palëve që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, në muajin shkurt.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com