Kerry-Hoxhajt: Kosova partner me
rëndësi në luftën kundër terrorizmit

Kerry-Hoxhajt: Kosova partner me<br />rëndësi në luftën kundër terrorizmit
PRISHTINE - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë një letër nga Sekretari amerikan i Shtetit, John F. Kerry, në të cilën ky i fundit shpreh mirënjohje për kontributin e Kosovës si një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave në letrën e dërguar, Kerry e falënderon Ministrin Hoxhaj për shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes me rastin e përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Sekretari Kerry thekson se “trembëdhjetë vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për t’i dhënë fund terrorizmit mbetet një prioritet i ngutshëm”, dhe se kjo dëshmohet nga kërcënimi shumë real që Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ( ISIL) përbën për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, njofton MPJ.

“Presidenti Obama dhe unë për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global për ta degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIL-in përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit. Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Sekretari Kerry, duke shprehur besimin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale me të cilat përballen bashkërisht dy shtetet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari