/ATSH-DPA/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kërkoi sot mbështetjen e ligjvënësve skeptikë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, rënë dakord këtë muaj ndërmjet gjashtë fuqive botërore, duke bërë me dije se mospëlqimi i marrëveshjes do t'i hapte Iranit dritën jeshile për të prodhuar armë bërthamore.
"Plani i Vjenës do të sigurojë mjete më të forta, më të hollësishme dhe afatgjata për kufizimin e programeve bërthamore të Iranit se çdo alternativë tjetër", u shpreh Kerry për Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Republikanët opozitarë si dhe shumë deputetë nga Partia Demokrate e presidentit Barack Obama kanë deklaruar se marrëveshja nuk parashikon shumë dhe vënë pikat mbi kufizimet e marrëveshjes që në fund do të përfundojë.
"Alternativa e marrëveshjes që kemi nënshkruar nuk është idealja, një lloj marrëveshje përfitimi njëpalësh që përfshin kapitullimin e plotë të Iranit", shtoi ai.
"Mundësitë që kemi janë marrëveshje që garanton se programi bërthamor i Iranit do jetë i kufizuar, i shqyrtuar në mënyrë rigoroze dhe paqësor", tha Kerry.
Sipas një ligji të miratuar në maj, Kongresi ka afat deri më 17 shtator që të përcaktojë rëndësinë e marrëveshjes.
Në praktikë, duhen 2/3 e shumicës së Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për prishjen e marrëveshjes, gjë që ka pak gjasa të ndodhë.
/Shqiptarja.com