Kerry në Bruksel, kujton sulmet
terroriste në Stamboll dhe Ankara

Kerry në Bruksel, kujton sulmet<br />terroriste në Stamboll dhe Ankara
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk ka harruar të përmedë sulmet terroriste ndaj Turqisë në konfencën për shtyp që zhvilloi sot me kryeministrin belg, Charles Michel.

Kerry tha se gjatë sulmeve terroriste "kemi parë diferencën mes cililizimit dhe personave të tjerë në Paris, Bruksel, Ankara dhe Stamboll".

Ai deklaroi se "lufta ndaj Isis nuk mund të përfundojë brenga një nate, por do një kohë të gjatë", duke shtuar se "do të jemi të sukseshëm" përballë Shtetit Islamik.

"Do të ketë ndryshime të rëndësishme, rëndësi ka t'u përgjigjemi vrasësve", u shpreh sekretari amerikan i Shtetit.

Sulmet në Bruksel "do mbeten në memoriet tona dhe kjo do të jetë ajo që do të kujtojmë për të luftuar terrorizmin dhe ISIS", tha Kerry, duke shtuar se "në zemrat tona duhet ta ndjejmë që jemi të bashkuar".

Pas sulmeve terroriste në Turqi, ka pasur kritika se solidariteti nuk ka qenë në të njëjtin nivel se ai ndaj sulmeve në Francë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë