“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i fuqishëm i Kosovës”.

Ky ka qenë mesazhi i hedhur në Tëitter nga Sekretari ameriakn i Shtetit, John Kerry, menjëherë pas vizitës së tij në Kosovë.

Këtë mesazh ai e ka hedhur me një foto në të cilën ishte me kryeministrin  e Kosovës, Isa Mustafa, zëvendësit Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.

John Kerry takimet e realizuara në Prishtinë i ka konsideruar të rëndësishme, pasi SHBA është mbështetëse e fuqishme e Kosovës demokratike dhe prosperuese.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, tha dje se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë nuk kanë qenë të lehta, por, sipas tij, mundësia për t’i bërë ato për të mirën e vendin  quhet lidershqip dhe udhëheqje.
 
Ai ka shtuar se është në Kosovë për të përcjellë mbështetjen e presidentit Obama për lidershqipin për t’i marrë këto vendime.
 
Ai ka shtuar se debati duhet të realizohet në Kuvendin e Kosovës dhe se të gjitha partitë duhet të largohen nga dhuna. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)