John Kerry do të takohet me Vladimir Putin, ndërkohë që Ukraina po kalon një moment kritik për tu siguruar për zbatimin e etapave të ardhshme të armëpushimit në fuqi në lindjen ukrainase që prej muajit shkurt", deklaroi një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili theksoi se Siria dhe negociatat për programin bërthamor iranian do të jenë gjithashtu në qendër të diskutimeve.
