Kërtusha shkarkon Kryetaren e
Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve

Kërtusha shkarkon Kryetaren e<br />Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtushaka, ka kërkuar largimin nga puna të Kryetares së Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli.

Sipas Kërtushës, kërkesa për largimin e saj nga puna, ka ardhur për shkak se ka postuar në faqen e saj në facebook, një foto me një pankartë në duar ku bënte thirrje që të votohej PS.

Ky veprim përbën një shkelje pasi që nënpunësit civilë, edhe në rastet kur u lejohet pjesëmarrja në veprimtari të fushatës zgjedhore, jashtë orarit të punës, nuk mund të bëjnë fushatë për një subjekt zgjedhor dhe nuk mund të manifestojnë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.
 
Deklarata e plotë e Ministrisë

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha ka urdhëruar nisjen e procedurave për largimin nga detyra të Kryetares së Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli.

Me gjithë thirrjet e njëpasnjëshme për mospjesëmarrje në fushatë zgjedhore të punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi të MMSR-së, Znj Verzivolli ka shkelur Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 1.6.2017.

Nga verifikimet e bëra, konstatohet se znj. Verzivolli, ka shkelur pikën 7-të, gërma “a” dhe “b” të VKM, ku kërkohet që nënpunësit civilë, edhe në rastet kur u lejohet pjesëmarrja në veprimtari të fushatës zgjedhore, jashtë orarit të punës, nuk mund të bëjnë fushatë për një subjekt zgjedhor dhe nuk mund të manifestojnë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Ndërkohë Znj. Verzivolli ka publikuar në profilin e saj në rrjetin social Facebook një poster elektoral, ku i bën thirrje qytëtarëve të votojnë Partine Socialiste.

Duke marrë shkas nga rasti i mësipërm, Ministria e Mirëqëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë ligjin dhe të mos përfshihen në akte që cënojnë të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë MMSR fton edhe një herë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.

Qytetarët mund të denoncojnë duke dërguar dërguar të dhëna, foto dhe video në numrin e telefonit +355697868366 dhe adresën e e-mail [email protected]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë