KESH: Situata aktuale është nën kontroll dhe nuk ka probleme
TIRANE, 2 shkurt /ATSH/. – Duke marrë shkas nga intensifikimi i reshjeve në ditët e fundit, në Kooporatën Elektroenergjetike Shqiptare është zhvilluar sot mbledhja e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit. Në këtë takim u raportua për situatën aktuale hidrike dhe u diskutua për regjimin optimal të […]
TIRANE, 2 shkurt /ATSH/. - Duke marrë shkas nga intensifikimi i reshjeve në ditët e fundit, në Kooporatën Elektroenergjetike Shqiptare është zhvilluar sot mbledhja e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit. Në këtë takim u raportua për situatën aktuale hidrike dhe u diskutua për regjimin optimal të shfrytëzimit të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin për tre-katër javët e ardhshme, në kushtet e shtimit të prurjeve. Mbi këtë bazë, diskutimi mbi regjimin e operimit të HEC-eve, në zbatim të rregullores së shkarkimit të plotave, duhet të konsiderojë ruajtjen e stabilitetit të sistemit elektro-energjetik dhe sigurinë e veprave.
Sekretariati konstatoi se situata aktuale paraqitet në kontroll dhe nuk ka probleme. Në orën 17:00, niveli në HEC Fierzë është 290.24 m, prurjet 800 m3/s; në HEC Koman niveli është 171.23 m dhe prurjet 230 m3/s; në HEC Vau Dejës niveli ka arritur në 74.38 m dhe prurjet 70 m3/s.
Prurjet dhe nivelet në të tre liqenet po monitorohen dhe mbahen nën kontroll të plotë dhe në përputhje me Rregulloren e Shkarkimit të Plotave. Sekretariati u dakordësua për ruajtjen e kuotës në HEC-in e Fierzës në nivelin 290-291 m duke tentuar të arrihet nëpërmjet ngarkimit të plotë të agregateve disponibël; ruajtjen e kuotës në HEC-in e Komanit në nivelin rreth 171 m; ruajtjen e kuotës në HEC-in e Vau i Dejes në nivelin 73.5-74 m.
Sekretariati kërkoi arritjen e prodhimit maksimal në të gjithë kaskadën nëpërmjet shfytëzimit optimal të prurjeve, duke ngarkuar maksimalisht fuqinë disponibël gjeneruese për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë dhe tepricat për shitje të energjisë elektrike në tregun e parregulluar.
Në funksion të menaxhimit të situatës dhe shfrytëzimit maksimalisht të çdo prurjeje, Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke finalizuar një procedurë shitjeje në tregun e parregulluar për tepricat e energjisë. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46%
-
Gafë
49.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Shqiptari 52-vjeçar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston vrasësin e dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43