Këshill konsensual integrimi
mes maxhorancës e opozitës

Këshill konsensual integrimi<br />mes maxhorancës e opozitës
TIRANE- Mazhoranca dhe opozita do të bashkëdrejtojnë Këshillin Kombëtar për Integrimin. Komisioni që pritet të fillojë punën e tij në fund të muajit shtator do të drejtohet nga deputetja socialiste Arta Dade dhe deputetja demokrate Majlinda Brengu. Projekt-propozimi së bashku me një dokument të detajuar me 14 pika është hartuar nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe është depozituar ditën e djeshme për marrje mendimi në Komisionin e Integrimit në Kuvend.

Duke iu përmbajtur rekomandimeve të dhëna në raportin e BE-së në muajin qershor kur vendi mori statusin e vendit kandidat, dokumenti i hartuar nga Ministria e Integrimit i ka qëndruar me rigorozitet procesit të gjithëpërfshirjes duke përfshirë në organin e ri që pritet të krijohet të gjithë aktorët e interesuar për procesin e integrimit. Këshilli do të ketë në përbërje të tij, kryeministrin, përfaqësues të Presidentit, kryetarë të grupeve Parlamentare, anëtarë të Komuniteteve Fetare, akademikë, shoqëri civile dhe përfaqësues të medies. Këshilli i Integrimit do të ketë si detyrë kryesore hartimin e udhëzimeve strategjike në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Vetë dokumenti që gjendet tashmë në Komisionin e Integrimit përcakton 14 objektivat që Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të përmbushë gjatë realizimit të veprimtarisë së tij.

“KKIE” nisur edhe nga përbërja, pritet të bëhet organi më i lartë këshillues në fushën e integrimit evropian në vend. Anëtarët e Këshillit do të japin udhëzime strategjike në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe do të ndikojnë për të rritur bashkëpunimin mes partive politike dhe institucioneve shtetërore për të ecur sa më shpejt në procesin e Integrimit për në BE. Sipas të dhënave të marra nga Komisioni i Integrimit në dokument është përcaktuar që pavarësisht rotacioneve politike që mund të ndodhin në vend, Këshilli Kombëtar të ketë vijueshmërinë e tij me qëllimin e vetëm hapjen e negociatave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Dokumenti
Ministrja Gjosha nuk ka dashur të humbasë kohë në procesin e Integrimit, ku në projekt-propozimin që i ka bërë Komisionit të Integrimit ka kërkuar që Këshilli Kombëtar i Integrimit të nis nga puna që në fund të muajit shtator. Fillimisht duhet të jetë Komisioni Parlamentar i Integrimit ai që duhet të miratojë propozimin e ministres Gjosha dhe më pas me anë të një vendimi qeverie do të përcaktohet edhe dita në të cilën ky Këshill do të zhvillojë mbledhjen e tij të parë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë