Keshilla, dieta për
ulçerën e stomakut

Keshilla, dieta për<br />ulçerën e stomakut
1. Ha ngadalë dhe përtype mirë ushqimin. Kur je i lodhur dhe i uritur, shpesh përton dhe e kapërcen ushqimin pa e përtypur mirë duke mos i lënë kohë stomakut ta përthithë ushqimin e kështu duke e "lodhur" atë.
2. Mos lër pa ngrënë një vakt dhe dyfishoni vaktin tjetër! Për një tretje më të lehtë ju këshillojmë të hani nga pak dhe me shumë vakte.
3. Asnjëherë mos u shtrini pas ngrënies. Duhet të keni parasysh që duhet ta ndihmoni organizmin tuaj të rifitojë ritmin e tretjes që e ka humbur për shkak të infeksionit me H.Pylori. Madje ju këshillojmë që pas të ngrënit, rregullisht të ecni për të ndihmuar metabolizmin tuaj.
4. Mos shkoni në shtrat direct pas darkës. Minimumi duhet të prisni 3 orë për këtë. Evitojini të ngrënat natën sepse statistikat tregojnë që e rrit riskun për përsëritje të ulçerës së stomakut.
5. Drithërat duhet të jenë pjesë e dietës suaj domosdoshmërisht. Orizi, elbi, buka janq shembuj të këtyre drithërave.
6. Mos i harroni kursesi frutat dhe perimet pasi janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në tretje. Bëni kujdes të mos konsumoni fruta kanë sasi të madhe acidi (portokallet, limonat, qitro).
7. Qumështi i skremuar dhe bulmeti me pak yndyrë këshillohen por me doza të moderuara. (pra nga pak). Mos u bëni pre e nepsit!
8. Të gjitha llojet e mishit, por pa dhjam! Do ju ndihmojë të rimerni energjitë e humbura gjatë sëmundjes.
Për detaje të mëtejshme duhet të flisni me mjekun tuaj pasi në bazë të historisë së sëmundjes suaj, konstruktit tuaj trupor dhe ecurisë së trajtimi, do ju këshillojë për sasinë dhe llojin e dietës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza