Këshilla për karrierën dhe dashurinë, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë dy shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  21 shkurt deri në 27 shkurt) për të gjitha shenjat. Ndërsa tha se peshqit dhe virgjërsha kanë javën e tyre.

 “Do thoja që yjet favorizojnë shumë shenjën e peshqëve sepse kanë një ndikim shumë të madh.Personat që merren me biznes, kanë mundësi këtë periudhë që të arrijnë majat. Gjithashtu virgjërsha sepse është përballë peshqve, dhe do të kemi ndikime madhore, lajme shumë të mira në fushën e ekonomisë" tha ai.

Parashikimi i yjeve për këtë javë

Dashi- Kanë një ndikim shumë të mirë në fushën sentimentale, ndërsa për anën ekonomiko-financiare mos u nxitoni këtë javë mund të bëni gabime

Demi- Ka një ndikim shumë të madh për ju që merreni me exchange, për ju që merreni më shit-blerje, keni shanse shumë të mira këtë javë. Nëse e keni gati për të parë për cështje të punës ose karrierës  është momenti ideale dhe stabilizues në marrje vendimesh të rëndësishme prandaj mos e lini pas dore këtë javë.Ju që keni pasur një problem për pushim nga puna në Janar, nuk do të ikni.

Binjakët- Në anën setimentale keni  një ndikim shumë të mirë, pozitiv dhe sidomos në marrje vendimesh të rëndësishme. Meqenëse keni kohë nga dje  deri me datë 27, duket se gjërat janë në rrugë të mbarë. Një problem që keni pasur me një njohje duket se e premte, e shtunë, e dielë është koha ideale për të stabilizuar këtë lidhje.

Gaforrja- Një suprizë që mund të ndodhi të mërkurë, të enjte do të jetë tepër pozitive. Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me dokumentacionet, për ju që ndodheni jashtë sidomos në Angli dhe Gjermani mund të përfitoni.

Luanët- Ndihen pak mënjanë përsa I përket cështjeve të punës, por do të keni një ngrije në detyre, por bëni shumë kujdes. Është një mundësi shumë e mirë tani në punë tuaj si private ashtue dhe në administratë.

Virgjëresha- Jeni në kohën e duhur për të marrë një suprizë, mund tju bëhet një ofertë e mirë pune.Ju është bërë një padrejtësi paea 3 viteve, por tani është një mundësi shumë e mirë për ju dhe për të përfituar nga ana ekonomike. Nëse jeni në pritje të një shtatzanie apo dëshironi një fëmiëj deri më datq 27 është periudha më e mirë.

Peshorja- Nëse doni të bëni një shitje, prisni, sepse mund të gaboni. Në lidhje me cështjet ekonomiko-financiare duket e mbarë. Në lidhje me cështjet shpirtërore bëni  pak kujdes me Dash ose gaforre sepse nuk ju kanë faj.

Akrepi- Është një moment shumë I mirë për ju që jeni në instanca të larta por kujdes nga njerëzit që keni mbrapa ose fjalë që do dëgjoni, është mirë që të bisedoni me personin që jeni në punë.Nga ana shpirtërore keni një ndikim shumë të mirë dhe momente shumë të mira dhe komunikimi është në anën tuaj.

Shigjetari- Jeni lodhur shumë për punën dhe karrierën, tani është një periudhë vendimtare. Kujdes me cështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore bëni kujdes me binjakë dhe ujorë, që keni pasur disa debate por tani është koha ideale për ti zgjidhur.

Bricjapi- Kanë ndikime shumë të mira në fushën ekonmike dhe shpirtërore.Eshtë një moment mjaft pozitiv duke pasur parasysh që edhe njohja që keni, merreni avash, lërini tjetrin të flasi, mënyra ideale është heshtja. Në fushën ekonomiko-financiare mundësitë janë të mëdha.

Ujorët- Jeni në kohën tuaj të mirë. Për ju që keni pasur probleme në cshtje ligjore fitoni shumë këtë periudhë. Mundësi shumë e mirë për një udhëtim, për ju që keni probleme me lidhjen tuaj tani është momenti për ta zgjidhur.

Peshqit- Keni mundësinë shumë të mira tani, Në vazhdimësi dhe me gjërat që kanë të bëjnë me anën shpirtërore mundësitë janë të mëdha, të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë, Në fushën ekonomiko-finanicare gjërat janë pozitive, një blerje është mëse e mundur që të realizohet pikërisht këtë javë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)