1.Ju nuk mund të flisni anglisht në Shqipëri, sepse të gjithë flasin italisht. Por edhe në qoftë se të rinjtë flasin anglisht ata do të mundohen të flasin italisht me ju, vetëm për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpi.
2.Ju nuk mund të surprizoheni nga mirësjellja e tyre, sepse ata janë vërtetë të sjellshëm.
3.Ju nuk duhet të besoni çfarë shkruhet në gazeta për Shqipërinë. Ajo nuk është Shqipëria e vërtet.
4. Ju nuk mund të qëndroni në diet sepse ushqimet janë fantastike. Byrekët që bëhen në Shqipëri nuk bëhën në asnjë vend tjetër.
5.Ju nuk duhet të keni shumë para për të udhëtuar drejt Shqipërisë sepse çmimet janë të lira dhe shërbimi është shumë i mirë.
6.Ju mund të ngopeni me ushqime të mrekullueshme vetëm me 5 euro.
7.Ju nuk duhet të qëndroni të qetë, duhet t'ja thoni të gjithëve me zë të lartë që Shqipëria është e mrekullueshme.
8.Kjo është Shqipëria, nuk mund të bëni asgjë vetëm ta dashuroni këtë vend të mrekullueshëm.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)