KËSHILLAT, Qarku Elbasan/ PD kalon 'BF' në Belsh, merr rezultat të rëndësishëm në të gjitha bashkitë, 13% në bashkinë e Elbasanit

KËSHILLAT, Qarku Elbasan/ PD kalon 'BF' në Belsh, merr rezultat të rëndësishëm në të gjitha bashkitë, 13% në bashkinë e Elbasanit

1684167149_numrimvotash.jpg

Në Bashkinë e Elbasanit ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak. Edhe këtu, nga 51 vende që janë në total PS ka marrë shumicën, konkretisht 49.69% që përkthehet në 28 vende, 12 vende ose 22.54% i ka marrë Bashkë Fitojmë, 12.98% ose 7 vende për PD, 2.39 % ose 1 mandat për PSD, 2.28% ose 1 mandat për PDS, 1.87% ose 1 mandat për PDIU dhe 1.93% përkthyer në 1 mandat për Partinë e Gjelbër.
Rezultatin e plotë për bashkinë e Elbasanit e gjeni KËTU

Cërrik është mbyllur numërimi i votave dhe PS ka marrë shumicën në Këshillin Bashkiak. PS mori 46.50% të votave ose 11 mandate nga 21 në total. Bashkë Fitojmë është në kuotat  e 13.33% përkthyer në 3 mandate, 9.75 % ose 2 mandate për PD. Partitë e tjera që marrin nga një mandat janë PAA, PLL, PSD, LZHK dhe Partia e Gjelbër.
Rezultatin e plotë për bashkinë Cërrik e gjeni KËTU

Librazhd 13 mandate i merr PS me 45.15% të votave, 10.47% ose 3 mandate Bashkë Fitojmë, 5.78% ose 1 mandat PD, 1 PSD dhe 1 PDS. 2 mandate i merr edhe Partia e Gjelbër.
Rezultatin e plotë për bashkinë Librazhd e gjeni KËTU

Peqin PS ka marrë 39.12% ose 9 mandate, 17.24% ose 4 mandate Bashkë Fitojmë, 14.69% ose 3 mandate PD, 8.85% ose 2 mandate PR. Nga 1 mandat, PAA, ALD, PSD.
Rezultatin e plotë për bashkinë Peqin e gjeni KËTU

Gramsh, nga 21 këshilltarë, PS merr 20.74% që përkthehen në 6 mandate, 8.01% ose 2 mandate merr Bashkë Fitojmë. 4 mandate ose 14.45% merr Partia e Gjelbër dhe 2 mandate Partia e Reformave Demokratike. Nga 1 mandat marrin PD, PR, PLL, PSD, BD, AAK dhe ADS.
Rezultatin e plotë për bashkinë Gramsh e gjeni KËTU

Përrenjas janë numëruar 39 QV nga 39. PS është e para me 34.34 % të votave ose 9 mandate nga 21. Bashkë Fitojmë dhe PSD e Tom Doshit marrin nga 3 mandate, konkretisht me 10.44% dhe 13.79%. Ndërkohë PD në Përrenjas merr vetëm 2 mandate ose 9.91%. Nga 1 mandat shkon për PDS, AD, ADS dhe Partinë e Gjelbër.
Rezultatin e plotë për bashkinë Prrenjas e gjeni KËTU

Belsh, PS merr 10 mandate ose 40.76%, PD arrin të fitojë 3 mandate ose 14.00%, BF me 2 mandate 11.25%, PLL 2 mandate ose 8.02%. Nga 1 mandat marrin PR, PSD, LZHK dhe PGJ.
Rezultatin e plotë për bashkinë Belsh e gjeni KËTU


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ 'Turp që bëni avokatin', Ilir Metaj - Ilda Dhorit: Harroje teorinë e kaosit