KËSHILLAT, Qarku Vlorë/ PS merr shumicën në gjithë qarkun, 33 mandate vetëm në Vlorë! PD mund Bashkë Fitojmë në Selenicë

Bashkinë e Vlorës Partia Socialiste si në shumë prej bashkive të tjera, kryeson në votat për Këshillin Bashkiak. Deri më tani PS ka marrë 60.11% të votave që përkthehen në 33 mandate nga 51 mandate. Bashkë Fitojmë 16.48% të votave ose 9 mandate, 6.21% ose 3 mandate PD, 2.28% ose 1 mandat PPA, 2.22% ose 1 mandat PR, 1.81%. Dy mandate ka marrë PDIU, nga 1 mandat LZHK dhe PDS.
Rezultatin e plotë për bashkinë e Vlorë mund ta gjeni KËTU.

Himarë PS ka marrë 45.99% ose 9 mandate, 30.16% ose 7 mandate Bashkë Fitojmë. Në këtë bashki PD ka marrë 5.80% ose 1 mandat, ndërsa PSD ka marrë 3.85% ose 1 mandat, 4.74% ose 1 mandat AAK dhe 5.86% ose 1 mandat MEGA, 4.50% ose 1 mandat LZHK.
Rezultatin e plotë për bashkinë Himarë mund ta gjeni KËTU.

Selenicë ka përfunduar numërimi. PS kryeson me 30.78% përkthyer në 8 mandate nga 21 gjithsej. BF ka vetëm 4.98% të votave ose 1 mandat. Vihet re se në këtë bashki, PD ka dyfish më shumë mbështetje se Bashkë Fitojmë. Konkretisht, PD ka marrë 8.95% të votave, 9.19% ose 2 mandate PAA, 9.14% ose 2 mandate PSD, 10.75% ose 2 mandate ALD, 7.99% ose 2 mandate AD dhe 4.48% ose 1 mandat PR, 7.68% ose 2 mandate PGJ.
Rezultatin e plotë për bashkinë Selenicës mund ta gjeni KËTU.

bashkinë e Sarandës kryeson PS me 29.95 % ose 12 mandate nga 21 gjithsej, 10.26 % ose 4 mandate Bashke Fitojmë, 6.97 % ose 3 mandate PD, 6.33% ose 3 mandate. 2 mandate ka marrë PR, PLL, PDIU, AAK. Nga 1 mandat ka marrë PAA, FRD, PBK dhe kandidati i pavarur Ibrahim Bajrami.
Rezultatin e plotë për bashkinë Sarandë mund ta gjeni KËTU.

Delvinë ka përfunduar numërimi. Sërish kryeson PS me 41.48% të votave ose 8 mandate nga 15 që ka gjithsej Këshilli. BF ka 16.49% të votave ose 3 mandate. 15.40% ose 3 mandate PSD, 8.53% ose 1 mandat PD.
Rezultatin e plotë për bashkinë Delvinë mund ta gjeni KËTU.

Konispol janë numëruar 16 nga 16 QV. Në këtë bashki ka marrë PS ka marrë 39.76 % ose 7 mandate, nga 15 gjithsej. 15.59 % ose 3 mandate Bashkë Fitojmë, 14.80% ose 2 mandate PDIU, 9.95 % ose 1 mandat PD. Nga 1 mandat marrin edhe PR dhe PLL.
Rezultatin e plotë për bashkinë Konsipol mund ta gjeni KËTU.

Në Finiq PS ka fituar 7 mandate me 28.32 %! Bashkë Fitojmë dhe MEGA kanë fituar nga 5 mandate. Partia Demokratike ka fituar 2 mandate, ndërsa nga një mandat kanë marrë PSD dhe PDS.
Rezultatin e plotë për bashkinë Finiq mund ta gjeni KËTU.


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate