Këshilli Bashkiak Gjirokastër, arenë
përplasje, sharjesh e kërcënimesh

Këshilli Bashkiak Gjirokastër, arenë<br />përplasje, sharjesh e kërcënimesh
Debate mjaft të ashpra kanë sjellë degjenerimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës në përplasje, sharje e kërcënime ku disa herë mbledhja është ndërprerë si pasojë e konfliktit mes këshilltarëve të LSI dhe PD konkretisht Javer Bebejit nga LSI dhe Dasho Alikos nga PD, ish kryetari i Komunës Lazarat.
 
Debatet kanë pasur në thelb, mungesën e transparencës nga ana e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, lidhur me numrin e punonjësve të rinj në aparatin e Bashkisë së madhe dhe refuzimin për t'u përgjigjur vetë kryebashkiakia, kërkesave të këshilltarëve të PD.
 
Ndërkaq me qetësimin e situates, me ndërhyrjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak Roland Karalli, mbledhja ka vazhduar pas sherrit verbal.
 
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miratoi me shumicë votash dhe debatesh të nxehta, buxhetin e vitit 2016. 
 
Vetë kryebashkiakja Zamira Rami, ka debatuar me këshilltarët e djathtë pasi refuzonte të jepte shifrat e ndryshimeve në strukturën analitike të aparatit të bashkisë dhe shërbimet e deleguara në të.
 
Këshilltarët e djathtë edhe pse shfaqën kundërshti me këtë buxhet, në momentin e votimit nuk arritën të mbanin një qëndrim unanim, pasi një prej tyre bashkoi votat me këshilltarët e majtë.
 
Këshilltari i PD-së, Arben Rexha, dha një prej 23 votave në favor të buxhetit, ndërsa tetë këshilltarë votuan kundër. 
 
Ndërkohë kreu i këshilltarëve të djathtë, Roland Bejko tha se ky buxhet e sheh ndryshe qytetin e Gjirokastrës nga njësitë administrative që e përbëjnë atë. Sipas tij ka shumë pak para të planifikuara për investime në njësitë administrative.
 
Në tërësi sipas të djathtëve, buxheti i vitit 2016 për Bashkinë Gjirokastër ka më shumë para të destinuara për karburant për kryetaren e Bashkisë, administratën sesa për investime publike.
 
Këshilltarët e PD, votuan kundër miratimit të strukturës së re të administratës së bashkisë. Buxheti i vitit 2016 për Gjirokastrën është rreth 923 milionë lekë. Por granti i akorduar nga qeveria është më i ulët se i vitit 2015.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim