Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak, ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Në video, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak sërish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin.

'Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.'- tha Leli.

 

 


Lajmi kryesor:

Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'! Miratohen pikat e rendit të ditës