Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'! Miratohen pikat e rendit të ditës

Në mungesë të kryebashkiakut Dritan Leli, i cili ndodhej në Itali, këshilli i bashkisë Vlorë  mbledhjen e mbajti jashtë ambienteve të teatrit “Petro Marko”.

Mbledhja ishte kërkuar nga Leli për t’u mbajtur një ditë më parë, dhe mungesa e tij sot, u argumentua me axhendën e ngarkuar.

Pavarsisht kërkesë së kryebashkiakut Dritan Leli, që mbledhja të zhvillohej më 29 qershor, Këshilli Bashkiak i qëndroi 30 qershorit, duke e mbajtur mbledhjen në mënyrë aspak të zakontë, me karriget vendosur jashtë Teatrit “Petro Marko”. Kartonët jeshillë këshilltarët i ngritën vetëm për të miratuar 4 projektvendime.

Ervis Moçka, kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorë pas përfundimit të mbledhjes në ambientet e hapura para teatrit 'Petro Marko', tha se janë miratuar pikat e rendit të ditës. Po ashtu Moçka ka sqaruar se përse është mbledhur mbledhja e sotme e këshillit bashkiak, ku tha se datën dhe orën i përcakton kryetari i këshillit bashkiak.

Qëndrimin e tij për ngërcin që prej javësh vijon me këshilltarët, Dritan Leli e shprehu përmes një video-mesazhi nga Itali, ku ndodhet me axhendë zyrtare.

Dritan Leli nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e kaluara të Këshillit Bashkiak të Vlorës me argumentin se po respekton masat anti-COVID. Krisja në marrëdhënien mes socialistëve dhe Dritan Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për deputet, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Këshilli bashkiak zhvillon mbledhjen jashtë teatrit, Leli reagon nga Italia: Prita të diskutojmë online, kurseni këto shfaqje të panevojshme

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në mbledhjen e këshillit bashkiak, ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Në video, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak sërish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin.

'Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.'- tha Leli.

 

 

Ora 11:09
U zhvillua në ambiente të jashtëm, përfundon mbledhja e Këshilltarëve të bashkisë në Vlorë, miratohen pikat e rendit të ditës

Ervis Moçka, kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorë pas përfundimit të mbledhjes në ambientet e hapura para teatrit 'Petro Marko', tha se janë miratuar pikat e rendit të ditës.

Këshilli bashkiak ka miratuar ndihmën ekonomike për familje në nevojë, ndihmën ekonomike nga të ardhurat e bashkisë së Vlorë, pagesat për kopshtet dhe çerdhet për fëmijët e familjeve në nevojë.

Moçka tha se dy pikat të tjera të ditës si kredia e butë për familjet është shtyrë pasi ka shumë kërkesa, ndërsa blerja e pompave të ujit në Nartë dhe Zvërnec është shtyrë pasi ka qenë një fond dikur tek 1 milion euro për aprovimin e tyre dhe tashmë kërkohet fond shtesë, çka ka nisur një hetim për të.

Po ashtu Moçka ka sqaruar se përse është mbledhur mbledhja e sotme e këshillit bashkiak, ku tha se datën dhe orën i përcakton kryetari i këshillit bashkiak.

'Është zhvilluar mbledhja e radhës e këshillit bashkiak. Dikush ka menduar të nëpërkëmbi këshilltarët duke mos lejuar sallën që të zhvillohet mbledhja. ky këshill është mjaft i përgjegjshëm dhe menduam që mbledhja të zhvillohej me sesbën është miratuar ndihma ekonomike dhe një projekt vendim për mbështetjen në çerdhe të fëmijëve në nevojë. Sot do ishte mirë të ishte kryetari i bashkisë.

Mbledhjet i thërret kryetari i këshillit bashkiak dhe ka bërë njoftimin se mbledhja do të ishte sot. Ajo e ka tagrin ligjor që të caktojë orën dhe vendin e mbledhjes. Sot nuk e thërritëm mbledhjen jashtë, por rrethanat an imponuan që të bënim një mbledhje në këto kushte.'- tha Moçka.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avduli: 30/06/2021 11:28

    Po zevendesojne estraden se ka ngelur pa pune!

    Përgjigju
    • ruli: 30/06/2021 14:32

      Keshilltare koqe, a i shef ai gjati se lan nam...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja