TIRANE-Mbrëmjen e djeshme këshilli bashkiak i Tiranës vendosi miratimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Kjo gjë solli reagimin e opozitës dhe një grupi aktorësh që janë ngujuar në godinë. Por godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të shembet pa kaluar të paktën 6 muaj.
Por cilat janë procedurat deri në shembjen e teatrit? Këshilli bashkiak mbrëmë vendosi prishjen e teatrit kombëtar por që nuk mund të realizohet para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit të lëshojë leje prishje për të cilën duhet një aplikim nga bashkia.
Të hënën Këshilli bashkiak do të mblidhet prapë online për të vendosur mbi rindërtimin e teatrit për të cilin prapë duhet të aplikohet për leje ndërtimi te Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Para aplikimit për leje ndërtimi duhet të vendoset projekti i saktë i teatrit që ende nuk është gati.
Për projektin duhen ende 3-4 muaj! Leja e prishjes nuk lëshohet pa leje ndërtimi. Për të dyja Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka një afat 60 ditor për ta lëshuar. Pra, këshilli bashkiak si pronar i teatrit shprehu vullnetin për prishjen dhe rindërtimin por nuk mund të ekzekutohet as prishje as rindërtimi pa lejet përkatëse.
Të gjitha proceduarat kërkojnë të paktën 6 muaj, pra godina nuk mund të shembet para nëntorit.
-
I GJITHE POPULLI SHQIPTAR ne kembe per te mbrojtur teatrin,,,,mos u kruaj o edi rama se do e pesosh keq,,,ik me te mire....
Përgjigju -
Eh sa do degjojme,po rendesi ka te rrojme. Shporta e fiqve per pak dite del te markata dhe laliperi i ka vene çmimin fillestar shume,shume te larte dhe po vajti 6 muaj likja do paguaj nje çmim edhe me te larte e me te kripur,marramendes dhe trulloses, se shporta me fiq e qershorit,do jete e mbushur me palafiku dhe e kuptoni vete ju te dashur lexues se kush eshte humbsi e kush fitonjesi. Te dy bashke do ta gezojne e festojne fitoren@humbjen per te vetmen arsye se te dy nje matrikull kane e jane.
Përgjigju-
E sakte, rendesi ka te rrojme.....
-
-
Vetem teater nuk eshte për me teper sa komike eshte ta quashe edhe kombetar. Nuk eshte asgje me shume se nje arkë me ristela druri qe prodhonte dikur perpunim-druri për te transportuar domatet.
Përgjigju -
Le te prishet cdo gje: Teatri, muzeu, piramida, kryeministria, pallati i kongreseve etj dhe bejme kulla, qendra tregtare, godina poli multi funksionale. Keshtu sic ka nisur seshte cudi qe te prishen dhe shkollat publike dhe te behen 3 kate shkolle e 20 kate kulle.
Përgjigju -
Maskarenj jane keta te PD dhe keta 1 per qind e ketyre te ashte quajturit actor qe nuk duan te behet nje teater I ri.jane thjesht maskarenj
Përgjigju -
afati maximal eshte 60 ditor por asgje nuk e pengon agjencine ta jape lejen per 60 minuta.....po ashtu asgje nuk i pengon te gjitha agjencite e tjera te shtetit shqiptar te japin lejet jo per 6 muaj por per 6 dite......Limitet ne kohe vendosen ne kuadre regullues per te mos u bllokuar ne perjetesi dhe nuk ka obligim te presesh (pervec rasteve te kohes qe duhet respektuar per ankesa etj)
Përgjigju-
Te drejte ke ti, por si do e bejne lajm keta qe te ulin vigjilencen nierezit e te shoresojne se nuk do prishet brenda javes. Eshte sh e verte, asgje nuk i pengon institucionet qe ta krijoj e praktiken e prishjes dhe te ndertimit brenda dites?
-
-
E lodhet ate pak popull qe ka ngelur aty ne Shqiperi. Maskarenj keni 7 vjet ne pushtet. Gllabëruesa!
Përgjigju





Komente
Komento