Këshilli i Integrimit, Balla: Opozita
të vijë në Komision për diskutime

Këshilli i Integrimit, Balla: Opozita<br />të vijë në Komision për diskutime
TIRANE- Nga Komisioni Parlamentar i Integrimit, nënkryetari tij deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje deputetëve të PD-së, që të thyejnë bojkotin dhe të vijnë për të marë pjesë në punimet e komisionit për krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit i cili votohet në 20 shtator.
 
Balla theksoi se ky këshill do të jetë një strukturë parlamentare dhe jo qeveritare, duke kundërpërgjigjur njërit prej argumentave të vetë zonjës Bregu, se në praktikën europianë një këshill i tillë është iniciativë e legjislativit dhe jo e ekzekutivit.


3 ditë më parë, demokratja Majlinda Bregu rrefuzoi ftesën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, për të bashkëkryesuar këtë këshill, duke argumentuar se në çdo vend europian, praktika e ka bërë të qartë se është opozita ajo që duhet të ketë kryesinë e këtij këshilli.

Këshilli Kombëtar i Integrimit është njëri ndër organet e rëndësishëm që do të jetë përgjegjës për hartimin e politikave që do ndiqen në celjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.



Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën