Majlinda Bregu nuk pranon ftesën e ministres së Integrimit Klajda Gjoshës për krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Deputetja e PD-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend nuk ka pranuar që të jetë bashkë-kryetare në Këshillin e Kombëtar të Integrimit.
"I vetmi standard i aplikuar sot në Evropë apo në vënde të cilat kanë qenë apo kanë kaluar në këtë proces, sikurse Estonia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, në këtë faze, ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimit është një strukturë Parlamentare. Pra, është një organizëm i cili i lihet Parlamentit për të ekzekutuar rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë. Të vetmen gjë, i kam kthyer përgjigje Ministres së Integrimit, në letrën e saj dërguar Komisionit të Integrimit, duke i kërkuar qetësisht, mirësisht që të mos zbatojnë asnjë standard tjetër përveç standardit Evropian, që do të thotë ndryshe të mos bëjënë asnjë shpikje, të mos shpikin modele të paqena, eksperienca të patestuara dhe për më tepër qush në fillimin e tyre dhe në konceptim, kanë sigurimin e dështimit të plotë. Qeveria ka formate dhe organizma të cilat kontrollojnë reforma në procesin e integrimit dhe drejtohen nga kryeministri i vendit. Këtë rradhë i takon Parlamentit, si një detyrim dhe konkluzion i dialogut të nivelit të lartë për Evropën, të ngrejë një strukturë e cila do të jetë bazë për të monitoruar qeverinë dhe në fazat e ardhshme të procesit të integrimit. Që do të thotë që, i vetmi standard i zbatuar, e përsëris në Estoni, në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi, në Maqedoni, ku ky proces është drejtuar nga Parlamenti, i kërkojmë qeverisë të zbatohet edhe në këtë rast në Shqipëri. Që do të thotë që Këshilli Kombëtar i Integrimit ka për kryetar përfaqësuesin e opozitës, nënkryetar nga maxhoranca dhe anëtar me numër të barabartë votash, duke qenë një Këshill Konsultativ, nga forcat politike në Parlament, përfshirë shoqërinë civile dhe përfaqësues nga zyra e Presidentit, përfaqësues nga qeveria dhe nga institucionet e tjera" deklaroi Bregu.
PDF/Letra e zonjës Bregu drejtuar ministres së IntegrimitRedaksia Online
(g.f /Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.6%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49
-
VIDEO/ Juventus ndalet 1-1 në derbin kundër Torinos, dy trajnerët dalin me kartona të kuq! Sherr masiv në fushë
11 Janar, 21:47
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)
11 Janar, 19:27