Shkon në 15 numri i kandidatëve për SPAK-un, KLP-ja shtyn afatin deri në 21 shkurt për aplikimet

Shkon në 15 numri i kandidatëve për SPAK-un, KLP-ja shtyn afatin deri në 21 shkurt për aplikimet

TIRANE-Me dy aplikimet që janë dorëzuar ditën e sotme numri i prokurorëve që kanë aplikuar për t'u bërë pjesë e SPAK-ut ka shkuar në 15. Dy prokurorët e fundit që kanë dorëzuar dokumentet janë Dorina Bejko nga Pogradeci dhe Vate Staka nga Shkodra.

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë afatin për aplikimet për SPAK-un deri në datë 21 shkurt. Afati i parë i vendosur nga KLP-ja ishte data 7 shkurt, por institucioni i drejtuar nga Gent Ibrahimi vendosi shtyrjen e afatit.

Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb