TIRANE- Këshilli i profesorëve në fakultetin e Mjekësisë futet sërish në zgjedhje për kreun e ri. Ndonëse Ky proces duhej të kryhej në përfundim të mandatit njëvjeçar të Elsa Kones që u zgjodh për të drejtuar këshillin e profesorëve në muajin korrik të vitit të shkuar, pas ndërhyrjes së ministres Lindita Nikolla janë hapur sërish procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të këshillit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit u parashikua që data 5 shkurt të ishte afati i dorëzimit të dosjeve për mjekët të cilët do të kandidojnë për të qenë pjesë e zgjedhjeve të Këshillit të Profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë.
Deri në afatin zyrtar që përkonte me orën 14 të ditës së djeshme u dorëzuan dy dosje njëra nga Elsa Kone dhe tjera nga Mihal Tase. Pas sekretimit dhe kryerjes së procedurave përkatëse Këshilli i Profesorëve ka përcaktuar që nesër (7 shkurt) të zhvillohen sërish votimi për të zgjedhur kreun e ri të profesorëve. “Pas përfundimit të afatit zyrtar vetëm dy kandidatura duket se kanë dorëzuar dosjet pranë komisionit të ngritur. Një prej tyre është Elsa Kone e cila u zgjodh para 6 muajsh si dhe Mihal Tase i cili ka bërë një fushatë gjatë këtyre ditëve” pohojnë burime zyrtare nga Fakulteti i Mjekësisë. I kontaktuar me telefon mjeku Tase ka konfirmuar se ka dorëzuar dosjen për të qenë një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar Këshillin e Profesorëve.
Këto zgjedhje erdhën për shkak se vetëm dy javë më parë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla anulloi vendimin e marrë në muajin korrik ku në krye të Këshillit të Profesorëve ishte vendosur Elsa Kone. Marrja e këtij vendimi nga ministria e arsimit ka ardhur pas një kërkesë të bërë nga 17 profesorë që kërkonin anulimin e kreut të këtij këshilli, pasi nuk është ndjekur procedura e duhur. Por duket se edhe zgjedhjet e reja do të përfshihen sërish nga debatet pasi mjekët janë ndarë në dy grupe, dhe për pasojë parashikohen akuza për cilindo që do të votohet edhe në këto zgjedhje.
Sipas procedurës, kreu i këshillit të profesorëve ka mandat një vjeçar dhe duhet të jetë një prej anëtarëve të këtij këshilli. Pasi hapen zgjedhjet e reja, kandidatët shpalosin platformat, dhe fituesi duhet të marrë votat e 3/4 të profesorëve për t'u konfirmuar në krye të tij. Këshilli i profesorëve është një strukturë që në bazë të ligjit të arsimit të lartë, ekziston në çdo fakultetet. Ai merret me anën akademike, kurrikulën, punën shkencore, etj, të fakultetit.
Zgjedhjet e kaluara
Në fakt, zgjedhja e kreut të këtij këshilli, në korrik të vitit 2013, është shoqëruar me debate të forta mes shefave të QSUT-së, debat i cili është pasqyruar edhe në gazetën "Shqiptarja.com". Kjo pasi një pjesë e profesorëve pretendojnë se nuk ishin numrat e duhura për të zgjedhur kreun e ri, dhe se dekanati ka manipuluar numrat e nevojshme për të konfirmuar legjitimitetin e kreut të këshillit të profesorëve. Sipas ligjit, kreu i këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë merr pjesë edhe në një bord të rëndësishëm: në bordin e ministrisë së Shëndetësisë dhe ka të drejtë vote edhe në përzgjedhjen e shefave të shërbimit të QSUT si dhe të miratimit të buxhetit.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com