Këshilli i Prokurorisë, ja emrat 
për postet drejtuese në qarqe

Këshilli i Prokurorisë, ja emrat <br />për postet drejtuese në qarqe
TIRANE - Këshilli i Prokurorisë ka përzgjedhur kandidaturat që do t’i propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e rretheve Elbasan, Kavajë dhe Sarandë, si edhe të prokurorive të Apelit në Durrës dhe Gjirokastër. 

Në përfundim, Këshilli i Prokurorisë i cili në mbledhjen e sotme përbëhej nga gjashtë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm vendimin e tij, si më poshtë:

Për Prokurorinë e Elbasanit kandiduan 3 prokurorë, për të cilët u votua:
Gentian Osmani 6 vota

Për Prokurorinë e Kavajës kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Enklid Gjini 4 vota
Ornela Rrumbullaku 2 vota

Për Prokurorinë e Sarandës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:
Petrit Çano 4 vota
Çlirim Shahini 2 vota

Për Prokurorinë e Apelit Durrës kandiduan 3 prokurorë, për të cilët u votua:
Ferdinand Elezi 5 vota
Moisi Duda 1 votë

Për Prokurorinë e Apelit Gjirokastër kandidoi 1 prokurorë, për të cilët u votua:
Alfred Agolli 6 vota

"Brenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori. 
Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Prokurorisë “kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe...i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive...”
Në nenin 8, pika “ç”, ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj”.- thuhet në njoftimin për shtyp të prokurorisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre