Miratohet kërkesa e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, të enjten votohet në seancën plenare! Deputetët që krijojnë kaos përjashtohen me dy muaj

Miratohet kërkesa e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, të enjten votohet në seancën plenare! Deputetët që krijojnë kaos përjashtohen me dy muaj

Tymueset në Kuvend

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ashtu siç pritej, ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Ndryshimet do të kalojnë në Kuvend në seancën e së enjtes, 14 dhjetor, ku pritet të miratohet rregullorja e re e Kuvendit.

Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga Kuvendi, nisur nga kaosi i krijuar javët e fundit nga deputetët të Rithemelimit dhe deputetë grupimit të Bardhit.

Sipas rregullores aktuale dënimi për deputetët parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet të ndryshohet dhe ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/12/2023 15:50

    Hiqjani rrogen 1 vit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)