Këshilli i Sigurimit i OKB tenton të shmang luftën frontale Azerbajxhan-Armeni (VIDEO)

Shpërthimi i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka alarmuar fuqitë e mëdha dhe Këshilli i Sigurimit i OKB e ka futur për sot në axhendën e diskutimeve duke tentuar të mbajë palët nën kontroll dhe do të vlerësojë interesat e mundshme të fuqive të përfshira indirekt në konflikt.

Sidoqoftë, intensiteti, kalibrat e artilerisë dhe armatimi i rëndë i përdorur në përleshjet e fundjavës janë shqetësuese si dhe numri i viktimave. Burimet, si azerbajxhanase ashtu edhe ato armene, raportojnë dhjetëra vdekje, përfshirë civilë.

Konflikti në Karabakun e Epërm daton në vitet 1980 dhe heshti në vitin 1994 fal ndërhyrjes së 'Grupit të Minskut' dhe OSBE. Por që atherë ekuilibri që qënë i brishtë, tipik një konflikt i ngrirë me incidente të rastit të luftuara me armë të vogla.
Kjo është arsyeja pse kësaj here mund të jetë më e rrezikshme.

Stéphan Dujarric, zëdhënës i Antonio Guterres tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB tha se Antonio Guterres "është jashtëzakonisht i shqetësuar për rinisjen e luftimeve përgjatë vijës së kontaktit në zonën e Nagorno Karabakut".
Nagorno Karabaku është një rajon malor brenda Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga Armenët që nga ndërprerja e luftimeve midis dy ish republikave Sovjetike në vitin 1994.

Përtej shkëmbimeve të zakonshme të akuzave të ndërsjella, situata midis palëve duket se do përkeqësohet në harmoni me marrëdhëniet midis fuqive të mëdha. Turqia gjithmonë e ka mbështetur Azerbajxhanin, sigurisht jo vetëm për shkak të afërsisë së saj etnike dhe kulturore. Vendi kaukazian ka një histori shumë të rëndësishme në rajon, veçanërisht si një prodhues i madh i naftës. Për shembull, një tubacion i rëndësishëm naftës i porositur nga BE dhe administrata e Bill Klintonit në vitet 1990,  niset nga brigjet Azerbajxhanase të Detit Kaspik. Baku-Tblisi-Ceyan sjell naftë bruto kaukaziane në Turqi përmes Gjeorgjisë.

Falë fitimeve nga hidrokarburet, Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është kthyer në një lloj Dubai ish-Sovjetik, mes luksit, investimeve në pasuri të paluajtshme dhe marrëveshjeve të mëdha të naftës. Kompanitë e mëdha turke të ndërtimit dhe energjisë kanë investuar kapitale të madh në vend që nga shpërbërja e BRSS, madje edhe para se Erdogan të merrte pushtetin.
Rusia nga ana tjetër ka baza ushtarake në Armeni. Jerevani është një nga ish republikat Sovjetike që mbetet më afër Moskës edhe sepse Armenia varet nga Rusia për furnizimin me energji.

Moska, megjithatë, mban marrëdhënie që mund të përshkruhen si shumë të mira me Azerbajxhanin dhe mbi të gjitha me dinastinë Aliev. Haidar Aliev, babai i presidentit aktual autoritar, Ilham, ishte një oficer shumë i lartë i KGB-së në kohën e BRSS. Kaukazi Jugor ndodhet midis Detit të Zi, Detit Kaspik, Rusisë dhe Iranit. Nga këtu kalojnë tubacionet e gazit dhe naftës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin