Këshilli i sigurimit 'mblidhet' në Tiranë, Xhaçka: Një vend anëtar i KS po abuzon me rolin e tij për të avancuar agjendën e paligjshme

Këshilli i sigurimit 'mblidhet' në Tiranë, Xhaçka: Një vend anëtar i KS po abuzon me rolin e tij për të avancuar agjendën e paligjshme

Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mirëpriti në Tiranë Grupin Informal të Punës të Këshillit të Sigurimit të OKB, për Dokumentacionin dhe Çështjet e Tjera Procedurale (IWG).

Kryediplomatja shqiptare theksoi se bota nuk ka luksin të përballojë të ketë një Këshill Sigurimi që nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij parësore, e cila është garantimi i sigurisë dhe paqes botërore.

“Është për të ardhur keq që në shumë raste Këshilli i Sigurimit duket si jofunksional. Nganjëherë është i paralizuar dhe bëhet i pafuqishëm, i paaftë për të vepruar pikërisht atëherë kur bota ka më shumë nevojë për të.

E kam fjalën për agresionin e paprovokuar kundër Ukrainës, që po bëhet nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit, i cili, kjo është vërtet një ironi shumë e hidhur, po abuzon me rolin e tij si mbrojtës i paqes dhe sigurisë botërore, duke bllokuar Këshillin për hir të agjendës së tij të paligjshme ekspansioniste dhe për hir të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj rendit të bazuar në rregullat ndërkombëtare”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Për 3 ditë me rradhë përfaqësues zyrtarë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, studiues të përzgjedhur dhe përfaqësues nga Divizioni i Çështjeve të Këshillit të Sigurimit (SCAD) do mblidhen në Tiranë për të ndarë idetë, pozicionet dhe mendimet mbi avancimin e metodave të punës së Këshillit. Në pritjen e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme merrni pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Rama në Stamboll, takon presidentin Erdogan! I pranishëm në TRT World Forum, do diskutohet mbi axhendat globale dhe rajonale

Kryeministri Rama në Stamboll, takon presidentin Erdogan! I pranishëm në TRT World Forum, do diskutohet mbi axhendat globale dhe rajonale