Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij se protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë e kanë goditur rëndë imazhin e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta e dytë më e gjatë pas asaj te Rruga e Shpresës. Për nga madhësia, absolutisht protestën më masive nga ajo që Shqipëria ka parë nga vitet 1990 e deri më sot. Kjo protestë i ka kryer kombit një shërbim jashtëzakonisht të çmuar. Falë kësaj proteste, sot Edi Rama është njeriu më i përbuzur i Ballkanit dhe i mbarë Europës. Edi Rama është sot kryeministri më i damkosur ndërkombëtarisht", tha mes të tjerash Berisha.

Berisha tha se Rama pas këtyre ditëve protestë ka shënuar një rënie me 29% në sondazhe. Kryedemokrati shtoi se nuk ka ‘besë’ e ‘pasqyrë’ që ta shpëtoj kryeministrin Rama, i cili sipas tij po zhytet në një spirale pa kthim.

"Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin. Sondazhet e kanë nxjerrë Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë. Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim pas. S’ka besë e pasqyrë që ta shpëtojë. Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit”, shtoi Berisha.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha prezanton platformën për strategjinë e re të komunikimit: Strukturat tona ekzistojnë më shumë në letër se në praktikë! Tik Tok dhe AI, jetike për 'Ripërtëritjen'