Këshilli Kombëtar i Terrritorit miraton
vazhdimin e ndërtimit të xhamise

Këshilli Kombëtar i Terrritorit miraton<br />vazhdimin e ndërtimit të xhamise
TIRANE- Mbledhja e parë e Këshilli Kombëtar të Territorit solli një sërë vendimesh të rëndëishme që kanë të bëjnë me hapjen rrugë ndërtimit të objektit të kultit në sheshin e Namazgjasë, legalizimit të shtëpive në zonat informale, sigurisë rrugore, etj.
 
Këshilli Kombëtar i Territorit, në mbledhjen e parë të tij nën drejtimin e kryeministrit Rama anuloi vendimin për pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë pranë xhamisë që do të ndërtohet në Namazgja, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të objektit të kultit. KKT vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”. Por anulohet ndërtimi i godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George Ë. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”. “I hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndërkohë që një tjetër vendim i rëndësishëm ishte dhe ai për  inicimin e procesit të vonuar të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Vendimi inicion procesin e vonuar dhe të shumëpritur të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Puna për hartimin e Planit fillon me miratimin e nismës. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik. Në mbledhjen e parë të KKT-së, u mor gjithashtu vendimi për masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare. Me anë të këtij vendimi të KKT-së, vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.

Trashgimia kulturore
Një vëmednje të madhe në mbledhjen e parë të KKT, kryemisnitri Rama i kushtoi edhe marrjes në mbrojtje të tre qyteteve turistike në vend përsa i përketë trashgimisë kulturore. “Trashëgimia kulturore është në rrezik shumë të madh. Kemi vendosur praktikisht të bllokojmë çdo proces për leje të reja për objekte individuale apo grup objektesh për Beratin, Gjirokastrën dhe Krujën. Berati dhe Gjirokastra janë shembuj të rrallë dhe pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe botërore. Por paraqesin sot shëmbëlltyrën më kuptimplotë të rrënimit. Berati dhe Gjirokastra janë pjesë e patjetërsueshme e identitetit tonë”, tha Rama.

Legalizimet e shtëpive informale
“Ne do të legalizojmë shtëpi në zonat informale, shtëpi të njerëzve që kanë ardhur rreth Tiranës apo rreth qyteteve të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, në një kohë kur shteti s’ishte në gjendje të bënte asgjë për ta”, ishte një tjetër premtim i qeverisë Rama, që sipas kryeministrit pritet të bëhet realitet. Vendimi u mor në lidhje me masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare, të cilat janë: brez bregdetar, deti territorial dhe ishujt, Bashkitë Krujë, Berat dhe Gjirokastër, rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudha Tiranë-Durrës. Me anë të këtij vendimi të KKT-së vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore, të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.
 
 
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore