Këshillimi Kombëtar, Rama: 95.950 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin

Këshillimi Kombëtar, Rama: 95.950 qytetarë kanë plotësuar pyetësorin

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- 95.950 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Shifra është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Këshillimi Kombëtar ecën me ritme tejet inkurajuese, faleminderit. 95.950 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Duke ju falënderuar edhe njëherë, me garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”, shkruan Rama.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë qytetarëve në shtëpi. Ata mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët. 

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

 5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro

5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro