Komisioni Parlamentar i Ligjeve i ka dërguar Kuvendit një listë prej 9 kandidatësh për pesë anëtarët që do zgjidhen për Këshillin Mbikëqyrës për Zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nëntë kandidatët e shqyrtuar sot te 'Ligjet' përmbushnin kriteret formale. Komisioni i Ligjeve duhet t'i dërgonte Kuvendit një listë me jo më pak se shtatë kandidatë sipas procedurës. 

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për Reformën në Drejtësi pritet të votohen nesër gjatë seancës parlamentare. Lista prej nëntë kandidatëve përbëhet nga figura që vijnë nga fusha e avokatisë si dhe nga bota akademike. Kandidatët në garë shprehën javën e kaluar në seancat dëgjimore përpara deputetëve të Komisionit të Ligjeve angazhimin që kishin pasur gjatë procesit të Reformës në Drejtësi, por edhe aftësitë profesionale që kishin për ushtrimin e monitoruesit si anëtar të Komisionit të Pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e organeve të reja.

Emrat e kandidatëve që i kalojnë Kuvendit:

Artan Spahiu 

Gëzim Allaraj 

Ilir Kadiu 

Irna Milo 

Lindita Rusmajli

Sajmir Sheri 

Sajmir Vishaj 

Andi Murataj

Suzana Pasha