Këshillimi Kombëtar, deri tani mbi 23 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin! Rama publikon pyetjen e radhës, pyet qytetarët nëse duhet të ashpërsohen gjobat ndaj biznesit të madh

Këshillimi Kombëtar, deri tani mbi 23 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin! Rama publikon pyetjen e radhës, pyet qytetarët nëse duhet të ashpërsohen gjobat ndaj biznesit të madh

23.456 qytetarë kanë plotësuar deri tani formularin me pyetje për Këshillimin Kombëtar, të lançuar nga qeveria në kuadër të Bashkëqeverisjes me qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë radhë pyetjen e 8-të në anketën e Këshillimit Kombëtar, në të cilën kërkohet mendimi i qytetarëve në lidhje me ashpërsimin e gjobave kundër evazionit fiskal tek biznesi i madh. Po ashtu kreu i qeverisë fton qytetarët që të votojnë sa më parë online.

‘Me falenderimin e madh për 23.456 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë. Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu https://keshillimikombetar.al/’- shkruan kryeministri Rama.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë banorëve të Tiranës në shtëpi. Qytetarët mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen forumularët. 

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Qeveria, në mandatin e saj të 3 qeverisës, ka vendosur që të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve për çështjet me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë. Kjo do të bëhet përmes nismës "Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë", që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një kuvendim popullor me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të dhënë mendimin e tyre për çështjet me rëndësi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia