Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, prezantoi Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë ku theksoi se kjo është një nismë e re, dhe një formular pyetësori do të mbërrijë në shtëpitë e të gjithëve, dhe qytetarët mund të shprehin opinionet e tyre. Por kryeministri Rama, nuk la pa ironizuar situatën në Partinë Demokratike, ku përplasjet nuk kanë mungur mes Bashës e Berishës.
“Po njiheni me këtë nismë të re, Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, përveç një pyetësori që po mbërrin në shtëpitë tuaja, dua t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku të merret mendimi i të gjithëve për çështje me rëndësi strategjike për familjen, drejtësinë, bashkëjetesën demokratike. Më të mëshuarit mund ta plotësojnë formularin dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim.”-tha Rama.
Ndërsa për kategoritë e tjera përveç të moshuarve, kryeministri Edi Rama theksoi se mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes online të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.
“Të gjithë do të mund të përdorin pikat e Këshillimit Kombëtar që do hapen në çdo bashki. Është koha të nxjerrim të gjitha mësimet nga këto tre dekada përpjekje demokratike.”- deklaroi Rama.
Teksa prezantoi këtë nismë, kryeministri Edi Rama kishte edhe një mesazh tjetër për qytetarët, duke ironizuar situatën në Partinë Demokratike. Ai theksoi se duhet të flasim me njëri tjetrin si qytetarë, si njerëz dhe të mos i lejojmë llogoret partiake apo kacafytjet për interesa persona të na marrin peng të ardhmen.
“Të mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale të na marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës, të klisheve të vjetra, i majtë apo i djathtë, të besnikërisë ndaj atij apo këtij. Të flasim si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz sesa si luftarë llogoresh kundra njëri-tjetrit. Të dëgjojmë mendimet e njëri tjetrit për të ardhmen e përbashkët. Të dëgjojmë njëri-tjetrin me kurriz nga llogoret partiake dhe sytë e imagjinatës nga e ardhmja e ndritur e Shqipërisë”-deklaroi Rama.
Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Disa javë pasi kryeministri Edi Rama lancoi nismën Këshillimi Kombëtar është publikuar anketa me 12 pyetjet që qeveria do t'i adresojë qytetarëve.
Eshte koha per reformen ne administrate!!!
PërgjigjuNese maxhoranca do mendim, ajo se pari duhet ti diskutoje hapur me grupe publiku dhe eksperte me njohuri. Ne menyre qe ne, qytetaret, te jemi me te mire informuar. Se dyti, meqe keto ceshtje "te reja" dolen pas zgjedhjeve dhe Rama nuk pati kohe ti adresonte, atehere le te behet nje referendum. Dhe ne, populli, ke te shprehemi. Ajo qe e ka bishtin prapa, dardha, duket se ke te beje me keqperdoromin qe synohet permes kesaj nisme. Duke perdorur neser faktin qe "ja, populli u shpreh pro kaq e aq % dhe ndaj po e bejme". Sepse ne fakt, miqte dhe shoket oligarke i kane bere gati me kohe e vakt letrat per ligje e vkm te reja si e si do perfitojne si psh nga "kanabisi mjeksor". Se mire qe do legalizohet dhe mbillet po ku e nga kush? Kuptohet pra, nga oligarket e Rames. Ndaj dhe ata ose jane ne proces ose do tu leshohen fshatrave ose hartes se kanabisit per te marre toka me qira ose blere ose fundja falas nga qeveria qe eshte yxhymer per keto pune. Dhe nga ana tjeter do te duhet te ndahet "sharpi nga sheqeri" pra qe te mos ceket biznesi nga "kanabisi ilegal". Ketu policia do kete dore te rende dhe te pare si aksionere e organizates rilindja. Per te mos harruar ate cka eshte vertet shqetesim, te dhenat personale. Sepse formulari do te gjeneroje te dhena personale, nr.telefoni, email, adrese, status etj. Mjeti ndryshon qellimi njesoj. Sikur te kishte nje prokurori prej verteti do te duhet te punonte 48 ore ne dite me kaq krime ditore sa ben maxhoranca jone.
Përgjigju