Këshillimi Kombëtar, Rama jep shifrën: Deri më tani e kanë plotësuar 112.784 qytetarë

Këshillimi Kombëtar, Rama jep shifrën: Deri më tani e kanë plotësuar 112.784 qytetarë

Foto nga shpërndarja e formularëve

TIRANË- 112.784 qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Shifra është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, i cili bën me dije se 71.923 qytetarë i janë përgjigjur pyetësorit online, ndërsa 40.861 të tjerë e kanë plotësuar atë nga pyetësorët që u janë dërguar në banesë dhe kanë kthyer përgjigjet përmes postës.

“Faleminderit 112.784 qytetarëve që u kanë dhënë deri dje përgjigje 12 pyetjeve që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar. 71.923 qytetarë janë përgjigjur online në https://keshillimikombetar.al. 40.861 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë”, shkruan Rama.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë qytetarëve në shtëpi. Ata mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët. 

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Ish-drejtori për shtyp i LSI-së i kërkon Ramës të shtojë një pyetje tek 'Bashkëqeverisja', ja si i përgjigjet kryeministri

Ish-drejtori i zyrës së shtypit në LSI, Shaban Sulçe në një koment në rrjetet sociale i ka kërkuar kryeministri që të shtojë një pyetje tek platforma e 'Bashkëqeverisjes'. Shaban Sulçe i kërkon kryeministrit që të pyesë qytetarë në anketë në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës. Kryeminstri i është përgjigjur se nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës.

Sulçe: Pse nuk i pyet keta 71.923 qytetare ne anketim ne rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e perfshira ne cmimin e naftes?

Rama: Shaban Sulçe nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 03/02/2022 19:41

    Une kam nje gjenerator qe punon me nafte. E ve ne pune ne nje kantier dhe prane nuk kam mundesi te furnizohem me energji elektrike. Une perse duhet te paguaj keto taksat qe thote ky bukurani qe kemi per kryeminister?

    Përgjigju
    • Shaqo: 03/02/2022 19:53

      Po a ble nafte?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës