Këshillimi Kombëtar, Rama: Të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz duke dalë nga llogoret politike! Deri tani 55 mijë qytetarë e kanë plotësuar pyetësorin

Këshillimi Kombëtar, Rama: Të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz duke dalë nga llogoret politike! Deri tani 55 mijë qytetarë e kanë plotësuar pyetësorin

Këshillimi Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjete sociale njofton se deri tani 62,679 qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar. Kreu i qeverisë bën me dije se 55,510 persona i kanë dhënë opinionet e tyre. Ndër të tjera, Rama tregon se 7,178 qytetarë i kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ndër të tjera ai bën thirrje që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të dalim nga llogoret politike.

 “62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al #LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t'u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.”- shkruan Rama në rrjete sociale.

Veçse online, formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë banorëve të Tiranës në shtëpi. Qytetarët mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në kryeministri. Po ashtu çdo bashki do të hapen pika të posaçme ku mund të plotësohen formularët. 

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
‘Këshillimi Kombëtar’, Kryemadhi: Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dalë kundër nismës ‘Këshillimi Kombëtar’, teksa shkruan se Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale.

“Propaganda e Edi Ramës me emrin 'Këshillim Kombëtar' do të ketë të njëjtin fat dështues si dialogu farsë për universitetin. Shumë zhurmë për asgjë, sa për të mbuluar zullumet e qeverisë. Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale. Faktet flasin me qartë se sloganet!

Miratimi sa më parë i një ligji evropian për referendumet është domosdoshmëri për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët. Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t'u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.

Ora 21:00
Formulari i Këshillimit Kombëtar, Meta-Ramës: Shumë mirë që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër nismës për ‘Këshillimin Kombëtar’, teksa i bën thirrje qeverisë që të ulen e të bisedojnë me qytetarët e ‘5 majit’ të cilët po protestojnë për prishjen e shtëpive ne kuadër të rindërtimit.

“Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?! Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!

Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre”, shkruan Meta.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?