Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës

Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës

Engjëll Ndocaj

Këshilli Drejtues i RTSH ka kundërshtuar drejtoreshën artistike të Festivalit të RTSH, Elhaida Dani. Pa e përmendur me emër, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Engjëll Ndocaj tha në Kuvend se kanë kundërshtuar drejtoreshën e përzgjedhur, ndërsa theksoi se kanë kërkuar edhe detaje të tjera mbi buxhetin e këngët.

Vetë Elhaida Dani në një status të bërë publik në rrjetet sociale ka reaguar për përzgjedhjen e saj si drejtoreshë artistike e Festivalit.  

“Të them dy gjëra për festivalin. Vjet festivali është bërë si është bërë. Drejtori fort është kritikuar për atë festival, pasi drejtoria e përgjithshme e ka sjellë në fund programin e festivalit. Dje i kemi kërkuar platformën e festivalit, i kemi kundërshtuar edhe drejtoreshën e caktuar për festivalin, buxhetin e përafërt dhe datën kur ju keni vendosur cilat këngë dhe sa do jenë që do marrin pjesë, që festivali të mos na vijë në moment të fundit dhe të na thoni merreni firmoseni. Festivali këtë vit do bëhet dhe do jetë model”, tha Ndocaj.

Për Ndocajn, ndryshimi i statutit është një dosmosddoshëmri për të sjellë ndryshime edhe në strukturën e RTSH.

“Do vëmë ca pika mbi të dyja palët, duke nisur që nga ajo që është më e rëndësishme, mua më dhemb struktura programore dhe fillimi i sezonit të ri. I kemi thënë drejtorit dje detyra të na paraqesë të gjitha programet e reja që do vijnë. Ky drejtor i përgjithshëm, kishte në platformë të përbashkët me idenë tonë, kthimin në identitet, të kthehet me drejtor dhe më të gjitha strukturat organizative. Dhe të prishet ky lloj statuti që s’jemi dakord asnjë prej ne si këshill drejtues dhe duam sa më shpejt ta prishim. Me prishjen e kësaj strukture organike do bëhen të gjitha ndryshimet, se s’do kemi më drejtore të njësisë së lajme, por drejtoreshë të departamentit të lajmeve, duam ti ndërrojmë të gjitha, por si ndërrojmë dot prej kësaj”, tha Ndocaj.

Opozita iu rikthye sërish akuzave për largime masive të punonjësve të medias nga puna. Zhupa tha se janë 46 padi në Gjykatën e Tiranës, duke tëhën se nëse ata fitojnë procesin gjyqësor paratë do paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë. Vetë Ndocaj tha se për momentin nuk ka asnjë dëm, pasi nuk ka vendime të formës së prerë nga Apeli.

“Është televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, 144 shkarkime, janë 144 padi të mundshme për RTSH. Ndocaj se pranoi dot se 46 procese janë në Gjykatat e Tiranës. Janë kosto që do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Janë shkarkuar pse kishin makinë të shtrenjtë, pse nuk sillnin 4 karrige në mbledhje”, tha Zhupa.

“Ju keni një të drejte se keni marrë vesh ca ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë janë tre ose katër. Deri në momentin që flasim s’kemi asnjë dëm, se s’kemi një vendim të formës së prerë nga Apeli, që finalizon që ky njeriu që është pushuar nga puna është pushuar pa të drejtë. Deri tani skam ca përgjigje ca tu jap po nuk na erdhi nga Gjykata e Apelit”, tha Ndocaj.

Sa i takon largimeve, deputetja e PS, Evis Kushi tha se duket se drejtori Peza ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj reforme, ndërsa tha se RTSH ka qenë vend qokash ku strehoheshin të afërmit dhe familjarët e personaliteteve të ndryshme.

“Ka qenë gjithnjë vend qokash, ku strehoheshin të afërmit apo familjarët e personaliteteve. Sa herë vinte puna për të bërë ndryshime reagonim dhe këtu fillonte kthimin pas, drejtori aktual mesa duket është i vendosur ti shkojë deri në fund kësaj reforme”, tha Kushi.

Vetë Alfred Peza, në Komisionin e Medias në një raportim të datës 24 qershor sa i takon shkarkimeve, ka deklaruar se kanë ardhur për shkak të fenomenit të vegjetimit prej vitesh, pa produkt pune të disa punonjësve.

Ndërkohë, i pyetur se përse nuk është transmetuar në RTSH protetsa e një ditë më parë në aksin Thumanë-Kashar, Ndocaj tha si përgjigje se operatori nuk kishte shkuar ta xhironte.

Ndërkohë, seanca u ndërpre për 5 minuta pas debateve të shkaktuara nga Ina Zhupa e Gazment Bardhi, të cilët nuk lejonin Ndocajn të fliste, pasi ai nuk iu përgjigj pyetjes nëse Këshilli Drejtues mund të shkarkojë drejtorin e RTSH, Alfred Peza. Ky i fundit mungoi në seancën plenare ku u prezantua veprimtaria e vitit 2023 dhe kjo ngjalli debate nga opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve

1689874373_kushi.jpg

Deputetja e PS, Evis Kushi ka folur në Kuvend për shkarkimet nga RTSH. Kushi tha se më parë RTSH ka qenë vend qokash, ku strehoheshin të afërmit e personaliteteve të ndryshme. Kushi tha se duket se drejtori Alfred Peza është i vendosur të çojë para reformën për transformimin e RTSH.

"Ka patur nevojë për reformim të thellë, ka patur dakordësi nga të dyja palët. Kur themi duhet të reformohet nënkuptojmë investime në infrastrukturë, cilësi në programacion dhe menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore. Drejtuesit ndër vite kanë dhënë kontributin  e tyre ndër vite, por sa herë që vinte fjala për të bërë ndryshime në staf, menaxhim më të mirë të punës, këtu ishte molla e ndaluar. Këtu reagonte politika, opinioni publik. Ka qenë gjithnjë vend qokash, ku strehoheshin të afërmit apo familjarët e personaliteteve. Sa herë vinte puna për të bërë ndryshime reagonim dhe këtu fillonte kthimi pas, drejtori aktual mesa duket është i vendosur ti shkojë deri në fund kësaj reforme", tha Kushi. 

Ora 22:02
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve

1721902859_zhupa.png

Deputetja e PD, Ina Zhupa sërish në Kuvend foli për shkarkimet nga RTSH, ndërsa anëtari i Këshillit Drejtues po raportonte për veprimtarinë e vitit 2023. Zhupa tha se janë 144 shkarkime, ndërsa akuzoi drejtorin Alfred Peza se po e trajton RTSH si portalin e tij, që mund të punësojë kë të dojë.

“E kishin të pamundur të përgjigjeshin për shkeljet e Alfred Pezës. Atje ndodhet në mënyrë të paligjshme, anëtarët e Këshillit Drejtues që sot kërkojnë ndryshimin e statutit, kanë shkelur ligjin me vetë dije për të zgjedhur Pezën. Ai mendon se RTSH u kthye në Alpe News dhe mund të punësojë e të heqë nga puna kë t’i dojë qejfi. RTSH nuk është portali i Pezës në një kat pallati ku mund të punësonte kë të dojë. Është tv që mbahet me taksat e shqiptarëve, 144 shkarkime, janë 144 padi të mundshme për RTSH. Ndocaj se pranoi dot se 46 procese janë në Gjykatat e Tiranës. Janë kosto që do paguhen nga taksat e shqiptarëve. Janë shkarkuar pse kishin makinë të shtrenjtë, pse nuk sillnin 4 karrige në mbledhje”, tha Zhupa.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori