Këshillon klerikët, Recep Tayyip Erdogan: Mos i lini xhamitë të zbrazëta!

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar mbi rolin e xhamisë në realitetin e sotëm, duke këshilluar klerikët që mos i lënë ato bosh, me funksion të kufizuar vetëm te riti i faljes.

Gjatë një ceremonie që shënonte “Javën e Xhamisë” në Ankara, Erdogan preku në rëndësinë e xhamive për shoqërinë, dhe vuri në dukje atë që e konsideroi si një kuptim i shtrembër për qasjen ndaj tyre vetëm si një hapësirë ​​lutjeje.

Xhamitë tona duhet të jenë gjithmonë të hapura, me gjallëri të brendshme. Ajo xhami në të cilën nuk ndihet relaksi i fëmijëve dhe të rinjve tanë, e cila nuk shpalos përvojën e paraardhësve tanë dhe mirësinë dhe aftësitë e grave tona, në sytë e mi është e zbrazët. 

                         Recep Tayyip Erdogan

Erdogan gjithashtu ka shtuar se liderët fetarë, me ligjërimin e tyre duhet të dinë t’u përgjigjen sfidave të reja që do hasin çdo ditë.

Gjithashtu ai më pas ka theksuar se struktura të tilla si FETO apo ISIS, kanë aftësinë për të depërtuar brenda atyre hapësirave fetare që për shkak të boshllëkut shpirtëror nuk janë mbushur në mënyrë adekuate.

a.de./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë/Identifikohet autori! Kontrolle me dron për kapjen e tij...gjendet makina e braktisur