Këshilltarët e qeverisë në Britani të Madhe: Nuk rekomandojmë dozë të katërt e vaksinës
Stafi mjekësor duke administruar dozën e vaksinës në një spital në Mbretëri të Bashkuar
Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe njerëzve mbi 80 vjeç.
Ky rekomandim vjen pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital. Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë.
Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë.
Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm Omicron.
Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron.
Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale. Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar. Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britanisë i kërkohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër
24 Dhjetor, 15:23
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor, 19:58
-
FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare
22 Dhjetor, 15:36
-
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar
22 Dhjetor, 09:28
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor, 18:49
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor, 09:47