Këshilltari i CDU mbështet protestën e PD-së: Opozita në Shqipëri nuk ka të drejta

Këshilltari i CDU mbështet protestën e PD-së: Opozita në Shqipëri nuk ka të drejta

Nesër opozita do të zhvillojë protestën para Kryeministrisë, e pesta në muajin e fundit kundër qeverisë Rama. Një ditë para protestës, Martin Hejnze, që është këshilltari ekonomik i grupit parlamentar te CDU në Gjermani dhe që ka ndihmuar opozitën shqiptare në hartimin e programit ekonomik, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PD-së. Pas takimeve në selinë blu në një prononcim për mediat, politikani gjerman u pozicionua në krah të aksionit opozitar duke theksuar se opozitës i janë mohuar të drejtat.

"Në Shqipëri faktikisht opozita nuk ka të drejta, nuk mund të ankohet në gjykatën kushtetuese,  ka një drejtësi jofunksionale. Ata duhet te vendosin vet se si do të protestojnë dhe cilat mjete do të përdorin në bazë të konventës ndërkombëtare së të drejtave te njeriut, neni 11 i secilës parashikon të drejtat e protestës dhe shqiptarët duhet të dinë se si do të demonstrojnë.

Është e rëndësishme që të zbatohen rregullat demokratike" deklaroi ai. Ndërkohë që dje, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth e cilësoi si veprim të papërgjegjshëm veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin