Këshilltari i DASH: Për të arritur marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës do të duhen vendime kurajoze nga udhëheqësit

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka folur për pritshmëritë e tij të vizitës që do të bëjë së shpejti në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksa tha se heqja e barrikadave ishte një lajm shumë i mirë, Schollet tha se do të kishte qenë mirë që në javët e fundit të ishte folur për dialogun mes dy vendeve të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA dhe jo për nxitje të tensioneve me ngjarjet në veri të Kosovës.

“Është një lajm i mirë që në 48 orët e fundit kemi parë të hiqen barrikada, kemi parë pikat kufitare të rihapen mes Kosovës dhe Serbisë. Janë lajme të mira. Shpresoj të mos i kishim harxhuar javët e fundit të përqëndruar tek kjo krizë, por tek dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin ne, Shtetet e Bashkuara, e mbështesim plotësisht. Është diçka për të cilën unë dhe kolegët e mi do të flasim kur të jemi në rajon”-tha këshilltari i DASH.

Sa i takon propozimit frano-gjerman për Kosovën, Shcollet tha se detajet e negociatave duhet të liheshin pas dyerve të mbyllura por shtoi se do të jetë e nevojshme që udhëheqësit e dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës, duhet të marrin vendime të vështira për të cilat nevojitet kurajo.

“Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”- shtoi Shcollet.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 06/01/2023 09:58

    Nuk di cfare marreveshtje paqesore e te dobishme per dyja palet,kur Serbia zyrtare asnje dite dhe asnje mjet nuk len pa p♪5frytezuar ne propoganden politike shteterore konder shqiptareve dhe shtetit te Kosoves.Faktori nderkombetar,se pari duhet ta "urretoje" Serbine qe ta ndale kete propogande pandryshuar aq armiqesore sa dihet edhe nga e kaluar, dhe pastaj te rifilloje bisedimet per nje Marreveshje te pretenduar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë