Këshilltari i Merkel fushatë për
PD: Votoni Bashën në 25 qersho

Këshilltari i Merkel fushatë për<br />PD: Votoni Bashën në 25 qersho
“Program ekonomik i Partisë Demokratike me Republikën e Re implementohet çdo ditë në Gjermani duke qenë efikas dhe krijuar vende pune dhe ekonomi të fortë”.
 
Me këtë mesazh e ka nisur fjalën e tij këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski, i cili ishte i pranishëm në një takim ku prezantohej program ekonomik i PD ku përmes Republikës së Re synohet ekonomi më e fortë për çdo qytetar.
 
Në këtë drejtim ftesa për shqiptarët, e ardhur nga një gjerman në kohë fushate tingëllon disi ndryshe, pasi i ftoi qytetarët që me 25 qershor t’i besojnë Lulzim Bashës dhe programit ekonomik të PD.
 
“Qeveria Rama duhet të ikë. Kjo është më e thjeshta dhe më e mira. Socialistët s’mund të bëjnë ekonomi dhe të menaxhojnë paratë. Kjo qeveri nuk e ka bërë këtë. PD në bashkëpunim me CDU dhe fondacionin Konrad Adenauer ka krijuar një program që siguron ekonomi të forteë Ne bashke me Angela Merkel vërtetojmë çdo ditë se ky program funksionon dhe krijon vende pune.
 
Ndaj na besoni ne, besojini Lulzim Bashës. Votoni dhe kërkojini gjithkujt të votoje sepse me kontributin e Bashës me protestën në çadër ai siguroi njerëzit për zgjedhje më të lira e të ndershme”,
tha ai.
 
Këshilltari i Merkel kishte një mesazh edhe për PS e LSI, kur tha se qeveria e majtë në katër vjet nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, të cilët i ftoi t’i nxjerrin jashtë loje me karton të kuq.
 
“Tregojini kartonin e kuq PS-së dhe LSI-së sepse Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Votoni në 25 qershor për Partinë Demokratike. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe Shqipëria do të hyjë më shpejt në Europë. E shoh Shqipërinë nga perspektiva e një të huaji që do të ndihmojë Shqipërinë. Rama luajti rolin e luftuesit të drogës në Lazarat, por fakti është që Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës dhe ky është një rekord tepër negativ.
 
Ndaj asnjë në Europë nuk beson se Rama do ta luftojë drogën me të vërtetë.
 
Në 4 vite nuk është bërë asgjë dhe madje janë mbrojtur kriminelë me rekorde në Europe të cilët u mbrojtën në Parlament. Turp kombëtar. Lulzim Basha na nervozonte kur fliste gjithmonë për drogën, por ai kishte drejtë sepse ky ishte problem për të gjithë Europën”
, tha Falenski.
 
Partia Demokratike përmes ekspertëve të saj prezantoi programin ekonomik për katër vitet e ardhshme me fokus uljen e TVSH-së me 15 për qind, taksa e sheshtë 9 për qind, ndalim të dhunës së taksidarëve dhe inspektorëve ndaj sipërmarrjes do të fuqizojnë ekonominë e rrisin mirëqenien e qytetarëve, mbështetje për familjet në nevojë, stazh pune për studentet etj.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'